Për ne

Çdo storje e çdo cope buke fillon me farën e mbjellë në tokë, në fushat e grurit. Fusha jonë quhej Maqedonia e lirë dhe në vitin 1947 ajo ishte e gatshme për ta bërë bukën vetë. Nga mugujt u rrit e tërë gjenerata e re, e cila ishte në fillimin e ndërtimit të vendit tonë. Neve na takoi funksioni i përgjegjshëm që të jemi përgjegjës për shkrimin e storjes së çdo buke që nga mbjellja e drithit e deri në tryezën e gjysheve dhe gjyshërve tanë. Mbi mugujt e Maqedonisë së lirë.

New Balance China Fake 1400 New Balance China Fake 1400

 

Disa ditë pas ditës së 26-të të muajit tetor të vitit 1947 kur është marrë vendimi për themelimin e ndërmarrjes "Ishrana", më saktësisht më 15 nëntor fillojnë të funksionojnë disa furra që kanë prodhuar rreth 800.000 kg bukë në vit. Ka qenë edhe një furrë buke, një mishtore dhe një depo drithi me mulli dhe dyqan për pemë dhe perime. Disa gjenerata pas ditës së 26 të muajit tetor të vitit 1947, ne vazhdojmë të kujdesemi për rritjen e Ohrit, në çdo mënyrë. Jemi këtu çdo ditë, për secilin prej jush!

 

Edhe pse misioni primar i SH.A. "Zhito Leb" është që të kujdesemi në radhë të parë për nevojat e rajonit lokal, rrugët deri te destinacionet e tjera të cilat i ndërtojmë me cilësinë tonë janë gjithnjë më të mëdha dhe më të shumta. Që nga viti 2011 jemi të pranishëm madje në 15 lokacione në Shkup, duke u ribrenduar në një kompani, e cila është e denjë që ta përfaqësojë cilësinë e Maqedonisë, duke i kaluar kufijtë e vendit dhe kufijtë e asaj që njihej si cilësi. Jemi të pranishëm në gjithë rajonin, dhe kohët e fundit produktet tona kërkohen edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Franshiza e kompanisë "Zhito Leb" është e gatshme për të sjellë një copë të magjisë së Maqedonisë gjithkund në këtë planet. Ju vetëm duhet të doni. Pjesa tjetër është detyra jonë!

 

Albanian