Bake & Cake

Nëse e adhuroni shijen magjike të produkteve tona dhe doni ta ndani gëzimin përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në proces, ose thjesht e dini se cilësinë e kemi një imperativ, kurse tradita është një provë se suksesi është i pashmangshëm, atëherë ju jeni në vendin e duhur.

 

Në kuadër të planit të saj zhvillimor, SH.A. Zhito Leb ofron mundësi për pjesëmarrjen tuaj në franshizën të cilën e ofrojmë. Çfarë fitoni ju? Zbatimin e plotë të sistemit të franshizës së kompanisë Zhito Leb. Pajisjen e tërësishme, brendimin e objektit sipas standardeve tona të unifikuara, rekomandimet e përcaktuara në mënyrë rigoroze për furnizimin e lëndëve të para dhe të gjithë përbërësit e tjerë të cilët do të garantojnë se standardi ynë i cilësisë do të mbetet 100% besnik idesë sonë, ndërsa ju do të jeni të kënaqur sepse do të sillni kënaqësinë për qindra njerëz çdo ditë të vetme. Franshiza e kompanisë Zhito Leb do të thotë edhe produkte të përcaktuara në mënyrë precize që do të shiten në të, përveç atyre të cilat i krijojmë vetë ne. Kuptohet se jemi këtu për edukimin e personelit sipas standardeve tona, si dhe për planifikimin strategjik të fushatave promovuese dhe zbritjeve në nivel global.

 

Sipas planeve tona, në Maqedoni do të hapim deri 50 objekte në kuadër të franshizës. A jeni të gatshëm për t’u bërë pjesë e familjes sonë?

 

Albanian