01.02.2016

Gjevreku u Ohrit kampion në Serbi

Përbërësi kryesor i mëngjesit legjendar të Ohrit që përfshin edhe jogurtin, gjëja më e njohur që mund të hahet në Ohër dhe që nuk është nxjerrë nga liqeni – gjevreku i Ohrit kohët e fundit është në listën e gjellëve të fqinjëve në Serbi.

Në Ohër nuk mund të kalosh të paktën një ditë pa pasur gjevrekun e famshëm në listën e gjellëve të mëngjesit. Tani, falë bashkëpunimit në mes të kompanisë Zhito Leb dhe kompanisë "Maksi Delez", zinxhiri i marketeve në Serbi, qindra mijëra banorë të Serbisë nga 7 deri më 77, të cilët të paktën një herë kanë qenë në Ohër, mund t’u përkujtohen ditëve të bukura pranë liqenit duke i përkujtuar shijes të cilën e ofron gjevreku ynë.

Nëse rruga ju sjell në Serbi dhe ju merr nostalgji – mos u dëshpëroni. Hyni në marketin e parë "Maksi" dhe rifreskoni kujtimin me shijen e vendlindjes.

Albanian