01.02.2016

Edhe Apetisimo e ka pushtuar Serbinë

Edhe një gamë e produkteve tona të njohura e pushton Ballkanin - sepse kënaqësia është më e madhe kur do të ndahet. Programi ynë i njohur "Apetisimo" është kënaqësia, të cilën tashmë e ndajmë me qytetarët e Republikës së Serbisë falë bashkëpunimit në mes të kompanisë Zhito Leb dhe zinxhirit serb të marketeve "Maksi Delez".

Pogaçet e ngrira me djathë, proshutë dhe kaçkavall, spinaq, mini-pogaçet me pica mbushje, virshlle, djathë dhe spec dhe shumë të tjera, tani janë në dispozicion për fqinjët tanë në veri. Përveç gjevrekut të Ohrit, tani bukuritë e Maqedonisë me nënshkrimin e kompanisë "Zhito Leb", të cilat mund të provohen jashtë kufijve të saj, janë të pasuruara edhe me "Apetisimo".

Albanian